Aksident në Fushë Kosovë, vetura përplaset në murin e një lokali

Kronikë e zezë

Aksident në Fushë Kosovë, vetura përplaset në murin e një lokali

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 20:22
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në Fushë Kosovë, ku një veturë është përplasur në murin e një lokali.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur në rrugën “Hajrullah Zymi”.

Media ka provuar të kontaktojë me zyrtarë të Policisë së Kosovës, por të njëjtit nuk kanë kthyer asnjë përgjigje.

Ndërkohë, pronarët e lokalit kanë njoftuar përmes Facebook-ut se për shkak të aksidentit, lokali do të qëndrojë i mbyllur deri në një kohë të pacaktuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat