Një burrë vdes në QKUK, familjarët akuzojnë mjekët

Kronikë e zezë

Një burrë vdes në QKUK, familjarët akuzojnë mjekët

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Një burrë ka ndërruar jetë dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ai në këtë qendër ishte dërguar para katër ditësh nga Spitali i Pejës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se familjarët e tij kanë dyshime se të ndjerit nuk i është dhënë tretmani i nevojshëm mjekësor dhe kjo mund të jetë arsyeja që ai ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat