Vrasje e rrahje, 26 vjet burgim ndaj pesë të dyshuarve

Kronikë e zezë

Vrasje e rrahje, 26 vjet burgim ndaj pesë të dyshuarve

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 16:31
Ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurve A.R.1, A.R.2, F.R., A.R.3, D.K., të akuzuar për një vrasje të ndodhur më 2018.

A.R.1, u akuzua për vrasje dhe mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve të Kodit Penal të Kosovës.

A.R.2, F.R., A.R.3, për shkak të veprës penale pjesëmarrje në rrahje.

Kurse, D.K., për shkak të veprave penale mashtrimi dhe veprës penale pjesëmarrje në rrahje.

Gjykata Themelore në Ferizaj  pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të të gjitha provave, të pandehurit:

A.R.1, e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej gjashtëmbëdhjetë (16) vite, në të cilin dënim do t`i llogaritet koha e kaluar në paraburgim;

A.R.2, e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vite, në të cilin dënim do t`i llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe arrestit shtëpiak;

F.R., e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vite, në të cilin dënim do t`i llogaritet koha e kaluar në ndalim dhe arrestit shtëpiak; A.R.3, e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) vit e tetë (8) muaj, në të cilin dënim do t`i llogaritet koha e kaluar në ndalim dhe arrestit shtëpiak;

D.K., e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej katër (4) vite e gjashtë (6) muaj, në të cilin dënim do t`i llogaritet koha e kaluar në ndalim dhe arrestit shtëpiak, si dhe dënim me gjobë në shumë prej dymijë e pesëqind (2.500) €, të cilat dënime do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Sipas njoftimi të Gjykatës, të pandehurit A.R.1, A.R.2, F.R., A.R.3, D.K., akuzohen për shkak të veprave penale të lartshënuara.

Po ashtu u tha se të akuzuarit A.R.1, i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar me këtë aktgjykim.

“Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt”, thuhet në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat