Policia parandalon mbi 60 refugjatë të futen ilegalisht në Kosovë

Kronikë e zezë

Policia parandalon mbi 60 refugjatë të futen ilegalisht në Kosovë

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 21:38
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar mbi 60 refugjatë që tentuan të futen ilegalisht në Kosovë. Aksioni është kryer në bashkëpunim me policinë e Shqipërisë.

“Sot rreth orës 16:50, Policia Kufitare (DRPK), konkretisht Stacioni policor për mbikëqyrje kufirare- SPMK Vermicë,  ka  pranuar informatën se në vijën e gjelbër të pjesës së Republikës së Shqipërisë, në drejtim të Kosovës, janë vërejtur disa dhjetëra refugjatë. Me të pranuar informacionin menjëherë në bashkëpunim dhe bashkëveprim me Policinë homologe shqiptare është hartuar një  plan taktik për parandalimin e tyre që mos të lejohen të hyjnë  në territorin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas informacioneve patrullat homologe të Policisë së Shqipërisë, deri më tani kanë ndaluar 67 shtetas të huaj (refugjat) ilegal dhe janë duke u marrë me trajtimin e tyre.

Po ashtu, autorietet policore kufitare janë duke bashkëpunuar ngushtë në zbulimin e mundshëm të ndokujt që mund të ketë qenë duke i kontrabanduar viktimat në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat