E tmerrshme, gjakovari kërcënon nënën, babain e motrën dhe tenton ta vrasë vëllain shkaku i pasurisë

Kronikë e zezë

E tmerrshme, gjakovari kërcënon nënën, babain e motrën dhe tenton ta vrasë vëllain shkaku i pasurisë

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit V.V, i cili kishte kërcënuar anëtarët e familjes së tij, përfshirë edhe fëmijët e motrës, se do t’i vriste, shkaku i disa problemeve për ndarjen e pasurisë, derisa ka tentuar ta vrasë vëllain.

Rasti ka ndodhur më 21 qershor, dhe i njëjti po dyshohet se ka kryer veprat penale “kanosje” dhe “vrasje e rëndë në tentativë”.

“Prokuroria njofton se, më 21 qershor 2022, me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, i pandehuri, seriozisht i kanos se do ti privojë nga jeta anëtarët e familjes, përkatësisht nënën, babain, si dhe,  motrën e tij. Kanosja ka ndodhur përmes telefonit duke iu thënë se do iu vras të gjithëve, përfshirë edhe fëmijët e motrës së tij. Gjithashtu, më  21 qershor 2022, në Gjakovë, me dashje ka tentuar ta privoj nga jeta vëllain e tij, të dëmtuarin B.V.,  për shkak të problemeve të mëparshme, në lidhje me ndarjen e pasurisë”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Komunikata e plotë:

Gjakovë, 23 qershor 2022 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit V.V., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Kanosje”, “Vrasje e rëndë në tentativë”, si dhe, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria njofton se, më 21 qershor 2022, me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, i pandehuri, seriozisht i kanos se do ti privojë nga jeta anëtarët e familjes, përkatësisht nënën, babain, si dhe,  motrën e tij. Kanosja ka ndodhur përmes telefonit duke iu thënë se do iu vras të gjithëve, përfshirë edhe fëmijët e motrës së tij.

Gjithashtu, më  21 qershor 2022, në Gjakovë, me dashje ka tentuar ta privoj nga jeta vëllain e tij, të dëmtuarin B.V.,  për shkak të problemeve të mëparshme, në lidhje me ndarjen e pasurisë.

I pandehuri V.V., paraprakisht kishte kërkuar të takohet me të dëmtuarin në zyrën e tij, e më pas duke e kanosur me fjalë, me armë zjarri gjuan disa herë në drejtim të këmbëve të dëmtuarit e pastaj i drejton armën në fytyrë, ku deri sa i pandehuri tenton ta ndërroj karikatorin,  i dëmtuari arrin të largohet nga vendi i ngjarjes dhe njofton policinë.

Si dhe, nga data e pa vërtetuar deri me 22 qershor 2022, pa autorizim, ka mbajtur armë dhe municion në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, ku të njëjtat i janë konfiskuar nga ana e policisë.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit V.V.,  ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

I pandehuri,  me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 21 qershor 2022.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat