Arrestohen tre persona në Tabanoc, kapen me lëndë narkotike

Kronikë e zezë

Arrestohen tre persona në Tabanoc, kapen me lëndë narkotike

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 19:37
Tabanoc

Në vendkalimin kufitar “Tabanoc” policia e shtetit ka privuar nga liria tre tregtarë droge, dy nga Shkupi dhe një nga Tetova.

Gjegjësisht, punonjësit e policisë kanë ndaluar një automjet “BMW” me targa holandeze.

Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur tre pako me gjithsej 204 gram kokainë, të destinuara për shitje rrugore ku kapte vlerën rreth 15 mijë euro, 1 pako hashash, tre pako marihuanë dhe përzierje duhan me hashash.

Personat janë ndaluar në një stacion policor në SPB Kumanovë dhe në koordinim me Prokurorin Publik, pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihet kallëzim përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat