Në Lipjan gruaja denoncon burrin për dhunë dhe shkon te familja e saj në Maqedoni, ai përfundon në ndalim policor

Kronikë e zezë

Në Lipjan gruaja denoncon burrin për dhunë dhe shkon te familja e saj në Maqedoni, ai përfundon në ndalim policor

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 10:10
Foto ilustrim

Rastet e dhunës në familjet kosovare nuk po kanë të ndaluar. Në shumicën prej tyre viktima janë gratë e vajzat, të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike nga anëtarët e familjes. Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në Gadime të Epërme të Lipjanit, për çka një 37-vjeçar ka përfunduar në ndalim policor.

Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, kur një grua 28-vjeçare ka denoncuar bashkëshortin e saj se i njëjti po i shkakton dhunë fizike dhe psikike.

Gjatë dhënies së deklaratës nga viktima, u kuptua se 37-vjeçari B.P., që një kohë është duke ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, prandaj ajo ka vendosur ta njoftojë Policinë dhe të kërkojë ndihmë.

Me të marrë informatën, Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor për t’u përballur me denoncimin kundër tij.

Prokurori i Shtetit ka vlerësuar se i njëjti duhet të ndalohet për 48 orë, nën dyshimet për “dhunë në familje”, teksa gruaja, e cila është shtetase e Maqedonisë së Veriut, është kthyer te familja e saj, aty ku ndihet më e sigurt.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat