“Unë t’rrehi edhe pse jena n’Kosovë, e marr çikën shkoj n’Zvicër”/ 28-vjeçarja ia gjen mesazhet me femra burrit në Snapchat, ai e kërcënon

Kronikë e zezë

“Unë t’rrehi edhe pse jena n’Kosovë, e marr çikën shkoj n’Zvicër”/ 28-vjeçarja ia gjen mesazhet me femra burrit në Snapchat, ai e kërcënon

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 16:42
Ilustrim

Rastet e dhunës në familje po shtohen përditë e më shumë, ku zakonisht denoncueset janë gratë që vuajnë nga dhuna psikike e fizike e bashkëshortëve të tyre.

Një rast i tillë është iniciuar edhe sot, ku një 28-vjeçare ka deklaruar në Polici se është kërcënuar seriozisht nga bashkëshorti i saj.

Sinjali mëson se çifti janë të martuar që një vit dhe jetojnë bashkë në shtetin e Zvicrës, por që tash e një muaj kanë ardhur në Kosovë për pushime.

Burimet bëjnë të ditur se që të dy kanë qëndruar ndaras në familjet e tyre, teksa 28-vjeçarja ka deklaruar para hetuesve se me bashkëshortin me të cilin ka një vajzë, kanë pasur disa mosmarrëveshje, me ç’rast ai e kishte kërcënuar me fjalët “unë t’rrehi edhe pse jena në Kosovë, çikën e marr e shkojna në Zvicër ti met ktu”.

Së fundi ajo i ka gjetur atij disa mesazhe në rrjetin social Snapchat, ku sipas saj i dyshuari kishte folur me gra tjera, çka ka bërë që sërish të ketë fjalosje mes tyre dhe 32-vjeçari sërish ta kërcënojë me fjalët “e marr çikën shkoj në Zvicër, ta mys babën edhe vëllain e vogël“.

Këto fjalë ngjallën shqetësim dhe frikë te 28-vjeçarja e cila ka denoncuar rastin në Policinë e Kosovës. Njësitet policore kanë shoqëruar të dyshuarin në stacion policor për intervistim.

Me vendim të prokurorit ai do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat