Përfshihet nga zjarri një depo në Pejë

Kronikë e zezë

Përfshihet nga zjarri një depo në Pejë

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 10:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Një depo e një shtëpie private është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në Pejë në afërsi të Gjimnazit “Bedri Pejani”.

Lajmin e ka konfirmuar Teki Syla nga policia rajonale e Pejës.

Syla ka bërë të ditur se zjarri është i madh, dhe aktualisht në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe njësiti rajonal i policisë.

“Zjarrfikësit janë duke u munduar që ta lokalizojnë zjarrin. Perimetri është siguruar dhe deri më tani nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Syla.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat