Vetaksident në Gjakovë, vdes një 49 vjeçar

Kronikë e zezë

Vetaksident në Gjakovë, vdes një 49 vjeçar

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 11:09
Foto ilustrim

Një 49 vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm pasi është vetaksidentuar.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Babaj Bokës, në rrugën Gjakovë-Ponoshec.

Lajmin e ka konfirmuar Sheremet Elezaj nga policia në Gjakovë.

Sipas Elezajt dyshohet se viktima nuk e ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe me automjetin e tij është vetaksidentuar.

Sipas tij trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Sot reth orës 06:00 policia është njoftuar për aksident trafiku në fshatin Babaj Bokës (rruga Gjakovë-Ponoshec). Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe ambulanca ka dalë në vendngjarje ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e një personi mashkull/kosovar lindur në vitin 1973. Bazuar në hetimet e para dyshohet se viktima, duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës me automjetin e tij është vetaksidentuar. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Elezaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat