Podujevë: Aksident mes dy veturave dhe autobusit, lëndohen katër persona

Kronikë e zezë

Podujevë: Aksident mes dy veturave dhe autobusit, lëndohen katër persona

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 21:03
Foto ilustrim

Katër persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Peran të Podujevës.

Në aksident ishin të përfshirë dy vetura dhe një autobus.

Kështu bëri të ditur zëdhbënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

Borovci tha se të lënduarit kanë marrë tretman të nevojshëm mjekësor.

“Rreth orës 17:45, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore”- tha Borovci.

“Të njëjtëve u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”- theksoi ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat