Natën e Bajramit burri në Fushë Kosovë rrah gruan e bën për spital

Kronikë e zezë

Natën e Bajramit burri në Fushë Kosovë rrah gruan e bën për spital

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 08:45
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një burrë në Fushë Kosovë pasi i njëjti ka rrahur gruan e tij.

Viktimës siç njofton Policia i është ofruar tretman mjekësor, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“DHUNË NË FAMILJE /Fushë Kosovë 07.07.2022 – 21:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare bashkëshorten e tij duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia në raportin 24 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat