Hajnat vjedhin 26 mijë euro dhe stoli ari në vlerë 2.000 euro në Skenderaj

Kronikë e zezë

Hajnat vjedhin 26 mijë euro dhe stoli ari në vlerë 2.000 euro në Skenderaj

Më: 11 korrik 2022 Në ora: 10:49
Ilustrim

Në fshatin Rakinicë në Skenderaj, një personi i janë vjedhur 26 mijë euro dhe stoli ari në vlerë prej 2 mijë euro.

Sipas policisë rasti i cili ka ndodhur më 9 korrik është lajmëruar një i dëmtuari i cili ka thënë se persona të panjohur me përdorim forces kishin depërtuar në shtëpinë e tij.

Atij i është dëmtuar edhe një televizor në vlerë 1 mijë e 200 euro.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa policia thotë se rasti është duke hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat