9 të lënduar në aksidentin zingjiror në Pejë, Policia jep detaje

Kronikë e zezë

9 të lënduar në aksidentin zingjiror në Pejë, Policia jep detaje

Më: 11 korrik 2022 Në ora: 21:53
Foto ilustrim

Një aksident zingjiror ka ndodhur në hyrje të Pejës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 20:20 minuta, Policia është njoftuar për një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Gllaviqicë. Në aksident janë përfshirë tri vetura, me ç’rast veç dëmeve materiale kanë pësuar lëndime nëntë persona të cilët janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal të Pejës për tretman mjekësor”, tha Gashi.

Policia tashmë është në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat