Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve

Kronikë e zezë

Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 15:42
Ilustrim

Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Viti pas marrjes se informatave përmes rrugëve operacionalese personi i dyshuar shtetas kosovar,shqiptar I.D. (1989) posedon armë zjarri,Njësia e Hetimeve tëStacionit Policor në Viti të njëjtin e ka arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor.

Gjate intervistimit në prani të avokatit mbrojtës janë siguruar prova të mjaftueshme se i njëjti posedon një armë zjarri.

Njësia e Hetimeve kanë shkuar tek shtëpia e tij ku në një objekt përcjellës të shtëpisë kanë gjetur dhe konfiskuar armën AK-47, prodhimi YU me një karikator dhe një palë dylbi. Arma është konfiskuar në cilësi të provave materiale për Gjykatë.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të lirohet në procedure të rregullt, ndërsa rasti do të procedohet së bashku me provat në Prokurorinë Themelore në Gjilan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat