Digjet një shtëpi në Drenas, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Digjet një shtëpi në Drenas, policia jep detaje

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Asnjë person nuk është lënduar nga zjarri që kaploi një shtëpi në Drenas këtë mëngjes.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se hetimet për rastin kanë nisur.

“Sot rreth orës 08:00 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën “Shaban Shala” në Drenas. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar.

Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin” tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat