Alarm për bombë në kompleksin e Universitetit të Prishtinës

Kronikë e zezë

Alarm për bombë në kompleksin e Universitetit të Prishtinës

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 21:48
Foto ilustrim

Mbrëmjen e sotme Policia e Kosovës ka pranuar informata për shpërthim të mundshëm në Kompleksin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha pëse rreth orës 19:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Kompleksin e  Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

"Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën", tha ajo për RTKlive.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që alarmohet për mjete shpërthyese gjatë muajve të fundit.

Për fat të mirë ato kanë rezultuar të rrejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat