Tmerruese: 50-vjeçari nga Gjilani trafikoi një vajzë, i siguronte klientë për seks në këmbim të pagesës

Kronikë e zezë

Tmerruese: 50-vjeçari nga Gjilani trafikoi një vajzë, i siguronte klientë për seks në këmbim të pagesës

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Një hetim i nisur kohë më parë në kuadër të luftës kundër trafikimit me qenie njerëzore, mësohet se ka rezultuar me identifikimin e një personi të dyshuar, i cili sipas informacioneve të para po dyshohet se për një periudhë të caktuar e ka trafikuar një vajzë 23-vjeçare për shërbime seksuale.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për të dyshuarin V.A., i moshës 50-vjeçare, i cili sipas dëshmive që kanë siguruar organet e rendit, për një kohë të gjatë ka trafikuar viktimën, në një motel të Gjilanit.

Në bazë të provave që janë mbledhur deri më tash, i njëjti e ka shfrytëzuar vajzën 23-vjeçare, duke krijuar fillimisht një lidhje dashurie me të me premtimin se më pas do të martohen.

Përmes këtij premtimi të rremë, ai e ka shfrytëzuar dhe trafikuar vajzën duke i siguruar klientë të cilëve ajo iu ka ofruar shërbime seksuale, në këmbim të pagesës, të cilën e ka marrë i dyshuari.

Ky rast i rëndë ka tronditur familjen e vajzës, të cilët tashmë kanë dhënë deklaratat e tyre në Polici, ndërkohë që i dyshuari është përballur me dyshimet që rëndojnë mbi të.

Burimet thonë se i njëjti tashmë është dërguar në mbajtje me vendim të Prokurorit dhe së shpejti priten të merren veprimet e nevojshme hetimore nga Prokuroria, për të paraqitur në Gjykatë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat