Dy fëmijë nga Ferizaj gjejnë para dhe i dorëzojnë në polici, kërkohet pronari

Kronikë e zezë

Dy fëmijë nga Ferizaj gjejnë para dhe i dorëzojnë në polici, kërkohet pronari

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 11:08
Ilustrim

Dje, rreth orës 15:00 dy fëmijë nga Ferizaj, 12 dhe 11 vjeçar, tek një objekt afarist përball shkollës ‘’Jeronim De Rada’’ në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, i kanë gjetur një shumë të caktuar të të hollave.

Ata në prezencë edhe të prindërve të tyre, menjëherë paratë e gjetura i kanë dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.

“Lusim, pronarin/en e vërtetë të këtyre parave, të paraqitet në stacionin e policisë në Ferizaj dhe të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar ato”, apelon policia.

Me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt i ka falënderuar dy fëmijët, “njëkohësisht ju dëshiron shëndet dhe suksese në të ardhmen, për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të parave në stacionin e policies”, përfundon policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat