Një i vrarë dhe dy të plagosur në Lipjan, detaje të reja nga ngjarja që nisi me ​konflikt verbal

Kronikë e zezë

Një i vrarë dhe dy të plagosur në Lipjan, detaje të reja nga ngjarja që nisi me ​konflikt verbal

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 08:37 Përditësuar në ora: 12:15 më 06.08.2022
Pamje nga vendi i ngjarjes

“Për disa vajza…” – Zbulohet motivi që çoi në tragjedinë në Lipjan ku mbeti i vrarë një 22-vjeçar

Një 22-vjeçar ka mbetur i vrarë, ndërsa dy të tjerë u plagosën si pasojë e një përleshjeje ku u përdorën edhe armë zjarri mbrëmë në një kafene në Lipjan. Dy të dyshuarit, Gazmend Selimi dhe Muhamet Gashi, menjëherë pas ngjarjes janë larguar në drejtim të panjohur.

Sipas informacioneve të para gjithçka ka ndodhur në kafenenën ‘Check In’, ku pas një zënke lidhur me disa vajza, të rinjtë kanë filluar të rrahën mes vete.

Më pas, dyshohet se Muhamet Gashi ka nxjerrë armën që e mbante me vete dhe ka shtënë në drejtim të viktimave, duke plagosur dy nga të përfshirët në përleshje dhe një kalimtar rasti.

22-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por si pasojë e plagëve të papërballueshume ka ndërruar jetë.

Burimet e medias brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se dy të rinjtë tjerë që mbetën të plagosur, janë jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë njësitet policore janë vënë në kërkim të dy të dyshuarve, të cilët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vrasje e rëndë’ dhe ‘Lëndim i rëndë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm deri në momentin që fajësia e tyre provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

​“Nisi me konflikt verbal”, si erdhi deri të vrasja në Lipjan

Një ngjarje e rëndë ndodhi pak para mesnatës në Lipjan, ku në një lokal në rrugën “Lidhja e Prizrenit” pas të shtënave një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Por si erdhi deri te vrasja?

Policia njoftoi se fillimisht ka nisur me një konflikt verbal mes pesë personave e që është acaruar dhe ka vijuar me konfrontim fizik.

Më pas, dy të dyshuar kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar në drejtim të tre të tjerëve dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Të tre janë dërguar në QKUK, ku njëri prej tyre duke mos i përballuar plagëve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku si prova materiale janë sekuestruar, tri gëzhoja, një predhë dhe një fragment metali.

Dy të dyshuarit gjenden në arrati dhe policia është në ndjekje të tyre. 

Vrasja në Lipjan ndodhi në një lokal, pamje nga vendi i ngjarjes

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë në Lipjan, ku për pasojë një person është vrarë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Nga Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës kanë thënë se rasti ka ndodhur në një lokal rreth orës 23:40.

“Mbrëmë rreth orës 23:40, policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur në një lokal në rrugën ”Lidhja e Prizrenit” në Lipjan.  Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat e deritanishme janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me vrasje të një personi, si dhe plagosjen dhe dy personave të tjerë”, kanë thënë nga Policia.

Të dyshuarit janë ende në arrati, teksa policia po punon në arrestimin e të dyshuarve.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar, si dhe janë duke punuar për ndriçimin e plotë të rasti i cili është cilësuar si vrasje e rëndë”, kanë thënë nga Policia.

Ndërkaq që mediat lokale kanë publikuar video nga vendi i ngjarjes. 

Ky është 22-vjeçari që u vra mbrëmë në Lipjan

Gazeta raportoi pak më herët që dyshohet për të plagosur dhe një të vdekur mbrëmë pas mesnate në komunën e Lipjanit, me ç’rast ngjarja dyshohet se ka ndodhur shkak i një mosmarrëveshje.

Mësohet se personi i vrarë është D.G, i moshës 22 vjeçare.

Një i vrarë dhe dy të plagosur në Lipjan

Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur, pas një mosmarrëveshje, e cila ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Lipjan.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 23:40, policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur në një lokal në rrugën ”Lidhja e Prizrenit” në Lipjan. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat e deritanishme janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me vrasje të një personi, si dhe plagosjen dhe dy personave të tjerë.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar, si dhe janë duke punuar për ndriçimin e plotë të rasti i cili është cilësuar si vrasje e rëndë”, është shprehur Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat