Një 36-vjeçar gjendet i vdekur në banesën e tij në Prishtinë, Policia nis hetimet

Kronikë e zezë

Një 36-vjeçar gjendet i vdekur në banesën e tij në Prishtinë, Policia nis hetimet

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 10:17
Ilustrim

Një 36-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në rrugëjn “Sokol Dobruna” në Prishtinë.

Rastin  e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Sipas Ahmetit, dyshohet se i riu kishte pasur probleme shëndetësore. Për rastin tashmë kanë nisur hetimet.

“Rreth orës 05:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në një banesë në  rrugën ‘Sokol Dobruna’ në Prishtinë.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, mashkull , 36 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë që pesoni ka pasë probleme të mëhershme shëndetësore,  policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe  po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat