I mituri shkakton vetaksident me veturë në Gllogjan

Kronikë e zezë

I mituri shkakton vetaksident me veturë në Gllogjan

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

Një i mitur ka shkaktuar një vetaksident të dielën rreth orës 3 e 30, në Gllogjan të Deçanit, ku pos tij kanë pësuar lëndime edhe katër pasagjerët e tjerë, po ashtu të mitur.

“Vozitësi mashkull  kosovar i mitur, nga pakujdesia ka shkaktuar vetaksident trafiku.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar vozitësi dhe katër pasagjerët e tij meshkuj kosovarë- të mitur.

Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat