Sulmoi fizikisht dhe seksualisht nënën e tij, arrestohet një person në Pejë

Kronikë e zezë

Sulmoi fizikisht dhe seksualisht nënën e tij, arrestohet një person në Pejë

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 16:17
Ilustrim

Një person është arrestuar në Pejë pasi që i njëjti ka sulmuar seksualisht dhe fizikisht nënën e tij.

Sipas njoftimit nga policia, dyshohet se viktimë e dhunës familjare dhe sulmit seksual ishte nëna e personit të arrestuar, ndërsa lëndimet i ka pësuar një fqinj (familjar) i cili ka ndërhyrë në rast.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Driton Rugova, ku i njëjti ka thënë se personi në fjalë, sipas mjekëve, ka probleme mendore, ndërsa më pas një familjar ka ndërhyrë dhe është sulmuar dhe ai.

“Sot policia është informuar se në rrugën “Adem Mala” në Pejë ka ndodh një rast i dhunës në familje. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është raportuar nga familjarët se i dyshuari, sipas mjekëve me probleme të shëndetin mendor, ka pas dhunë familjare dhe sulm seksual. Pastaj dëshmitari -familjar, ka ndërhy, por i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është hapur rasti lëndim i lehtë trupor”, ka thënë Rugova.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat