Policia jep detaje për rastin në Gjilan, si vdiq një person derisa po ngarkonte dru në traktor

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për rastin në Gjilan, si vdiq një person derisa po ngarkonte dru në traktor

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Një person ka humbur jetën derisa ishte duke ngarkuar dru në traktor, të martën rreth orës 16 e 45, në fshatin Burincë të Gjilanit, kur një lis, ra mbi të duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

Sipas policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Është raportuar se viktima mashkull  kosovar derisa ka qenë duke ngarkuar dru në rimorkion e traktorit, si pasojë e erës së fortë është rrëzuar një dru me ç’rast e ka goditur viktimën duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat