​Shtiu me armë zjarri në aheng familjar, arrestohet 53-vjeçari në Gjakovë

Kronikë e zezë

​Shtiu me armë zjarri në aheng familjar, arrestohet 53-vjeçari në Gjakovë

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 13:07
Pamje nga aksioni

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Osek Hilë - Gjakovë një 53-vjeçar me inicialet Q.H., shtetas kosovar, nën dyshimet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Në cilësinë e provave materiale është sekuestruar një pistoletë e tipit Beretta ASX, dy fishekë të kalibrit 9mm dhe katër gëzhoja të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit personi i dyshuar, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat