Plagoset Vali Corleone, arrestohet një 22 vjeçare

Kronikë e zezë

Plagoset Vali Corleone, arrestohet një 22 vjeçare

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 10:03 Përditësuar në ora: 11:30 më 11.08.2022
Vali Corleone

Kush është vazja që plagosi Vali Corleonen

Media ka raportuar se e dyshuara që u arrestua nga Policia e Kosovës për plagosje të Vali Corleone është Anita Syla.

Gazeta mëson se Anita Syla ka qenë duke bashkëjetuar me Vali Corleone që rreth tre vite. Ata kanë qenë në një lidhje dashurie. Lidhja e tyre konfirmohet edhe nga disa video që qarkullojnë nëpër rrjete sociale. 

Nga një video e publikuar në Youtube shihet se ata po qendrojnë në një shtëpi së bashku.

Po ashtu në një video tjetër, Anita Syla tregon se si Vali Corleone ia ka dhënë telefonin për të fshirë një person nga SnapChati. Syla zgjedh ta fshi Morena Tarakun duke e ofenduar.

Mengjesin e sotëm u raportua se është plagosur Princ Valentino Corleone. Ai ka kërkuar ndihmë në spitalin e Gjilanit.

Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Kjo është 22 vjeçarja e dyshuar për plagosjen e Vali Corleones

Sot në orët e para të mëngjesit është plagosur Princ Valentino Corleone.

Media mëson brenda burimeve të sigurta se 22 vjeçarja që shtiu me armë zjarri në drejtim të tij ishte Anita Syla. 

Sipas këtyre burimeve, ajo ka qenë duke bashkëjetuar me Vali Corleone tash e një kohë.

Kujtojmë se, një 22 vjeçare është arrestuar nga policia pasi dyshohet se e ka plagosur Vali Corleonen.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, njofton Policia.

Nuk dihen motivet e incidentit.

E dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante. Sipas raportit të mjekut viktima P.C. (1983) Shqiptar, shtetas i Kosovës është jashtë rrezikut për jetë. Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se e dyshuar në lidhje me rastin është një femër Shqiptare shtetase e Kosovës viti i lindjes (2000), e cila dyshohet se ka shkrepur nga arma”.

Në vendin e ngjarjes autoritetet e rendit e kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 40 fishekë.

Image

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan në orët e hershme të mëngjesit nga Qendra Emergjente Rajonale Gjilan është informuar se aty ishte sjellur një person i lënduar si pasoj e gjuajtjes me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante. Sipas raportit të mjekut viktima P.C. (1983) Shqiptar, shtetas i Kosovës është jashtë rrezikut për jetë.

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se e dyshuar në lidhje me rastin është një femër Shqiptare shtetase e Kosovës viti i lindjes (2000), e cila dyshohet se ka shkrepur nga arma.

Për momentin nuk dihen motivet e incidentit.

Një armë Pistoletë dhe dyzet (40) copë fishekë të të njëjtës armë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes si prova materiale për Gjykatë.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të ngritët Kallëzim Penal për ,,Vrasje në tentativë’’ dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë , gjersa Policia e Kosovës, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan janë duke i hetuar rrethanat e incidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat