Aksident në Pejë, vetura godet një të mitur

Kronikë e zezë

Aksident në Pejë, vetura godet një të mitur

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 19:54
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Vitomiricë e Pejës.

Një veturë ka goditur një këmbësore (e mitur), e cila është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

E njëjta sipas ekipit mjekësor, është jashtë rrezikut për jetë.

Kështu ka bërë të ditur për median, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rreth orës 15:50, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Vitomiricë, në këtë aksident kanë qenë të involvuar një veture dhe një këmbësor, këmbësorja (e mitur) është dërguar ne spitalin rajonal në Pejë, dhe sipas ekipit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat