Arrestohen tre të dyshuarit për rrëmbimin e 18-vjeçares në Mitrovicë, njëri nga ta dyshohet se muaj më parë e kishte dhunuar

Kronikë e zezë

Arrestohen tre të dyshuarit për rrëmbimin e 18-vjeçares në Mitrovicë, njëri nga ta dyshohet se muaj më parë e kishte dhunuar

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 22:53
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arritur që t’i arrestojë tre personat e dyshuar për rastin e rrëmbimit të 18-vjeçares që ndodhi mbrëmë në Mitrovicë.

Këtë e ka konfirmuar për median zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se njëri nga të arrestuarit dyshohet se muaj më parë e kishte dhunuar 18-vjeçaren, por që kjo nuk është raportuar nga viktima.

Për veprën penale rrëmbim janë arrestuar H. M., 20 vjeçar dhe G. B. 21 ., vjeçar. Arrestimi i tyre është bërë mbi dyshimet e arsyeshme dhe provave të siguruara, se në orët e mbrëmjes së datës 12 gusht 2022, në Mitrovicë, dy të dyshuarit kanë rrëmbyer viktimën femër/kosovare të moshës 18 vjeçare, të cilën me forcë e kanë futur në veturë, me çrast ndaj sajë ishte ushtruar dhunë në forma të ndryshme duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretman i nevojshëm mjekësor. Në kuadër të hetimeve të deritanishme hetuesit policor mbështetur në deklaratën shtesë të viktimës kanë arritur të zbulojnë se viktima e rastit të rrëmbimit muaj më parë kishte qenë viktimë e dhunimit nga i dyshuari B .M., 34 vjeçar, vepër kjo që nuk ishte raportuar nga viktima”, tha Zahiti për sinjalin.

Sipas Zahitit, dy të dyshuarit H. M., dhe G. B., 21-vjeçarë po hetohen për veprën penale ‘Rrëmbim’, ndërsa i dyshuari B .M., 34 vjeçar, po hetohet për veprën penale ‘Dhunim’.

Me urdhër të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Kujtojmë që ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë, ku 18-vjeçarja u rrëmbye nga të dyshuarit e më pas u dërgua në një vend të panjohur ku u torturua në forma të ndryshme për disa orë me radhë.

Për shkak të lëndimeve të rënda, viktima është transportuar në Qendrën Klinike Universitare , ndërsa motivi i rrëmbimit akoma nuk dihet, por detajet që u kuptuan janë tronditëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat