Aksident në Deçan, katër persona të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Deçan, katër persona të lënduar

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 11:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot rreth orës 09:50 në Lëbushë të Deçanit.

Nga ky aksident lëndime trupore kanë pësuar katër persona, ku për shkak të lëndimeve të rënda dy nga të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 09:50 policia është informu për një aksident trafiku në Lëbushë – komuna e Deçanit. Kanë qenë të involvuara dy vetura, katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe y nga të lënduarit janë dërgu në QKUK për trajtim mjekësor”, tha Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat