Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen dy makina, plagoset pasagjerja e njërit prej mjeteve

Kronikë e zezë

Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen dy makina, plagoset pasagjerja e njërit prej mjeteve

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 21:37
Ilustrim

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Pogradec-Lin. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Piskupat.

Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë është dëmtuar një person.

"Më datë 14.08.2022, rreth orës 20:20, në aksin rrugor Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Piskupat, janë përfshirë në një aksident mjeti tip "Opel" me drejtues shtetasin P. C., 60 vjeç, me mjetin tip "Volkswagen", me drejtues shtetasin A. M. 36 vjeç. Për pasojë është dëmtuar shtetasja B. C., pasagjere në mjetin tip "Opel", e cila u dërgua në Spitalin e Pogradecit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve" njoftoi policia.

Me drejtuesit e mjeteve po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat