Pamje/ Aksident i rëndë afër Ferizajt, KFOR-i iu del në ndihmë të aksidentuarve

Kronikë e zezë

Pamje/ Aksident i rëndë afër Ferizajt, KFOR-i iu del në ndihmë të aksidentuarve

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën “Arben Xhaferi”, saktësisht në Babush të Ferizajt.

Nga pamjet e siguruara shihet një ndihmë e shpejtë, e cila ka dal në vendin e ngjarjes për t’iu dalë në ndihmë të aksidentuarve.

Poashtu në videon e mëposhtme shihet edhe një veturë dhe pjesëtarë të KFOR-it të cilët iu kanë ndihmuar të aksidentuarve.

Nuk dihen rrethanat që çuan deri të ky aksident.

Policia në anën tjetër, ende nuk është deklaruar përkitazi me këtë aksident.

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat