​Ndalohet shtetasi i Kosovës në Shqipëri pasi ishte në kërkim

Kronikë e zezë

​Ndalohet shtetasi i Kosovës në Shqipëri pasi ishte në kërkim

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 12:58
Foto ilustrim

Policia kufitare në Shqipëri ka njoftuar se në bashkëpunim me homologët e tyre nga Kosova kanë ndaluar një shtetas kosovar të shpallur në kërkim.

Bëhet e ditur se i arrestuari është Blerim Bekqeli, 53 vjeç, banues në Pejë. Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim nga Komisariati i Policisë Tropojë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tropojë e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale "Trafikimi i mjeteve motorike".

Njoftimi i plotë:

Morinë, Kukës -Në PKK Morinë, në dalje të RSH, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me homologët kosovarë, si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Blerim Bekqeli, 53 vjeç, banues në Pejë, Kosovë. Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim nga Komisariati i Policisë Tropojë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tropojë e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale "Trafikimi i mjeteve motorike". Në vitin 2009, 53-vjeçari ka trafikuar një automjet të vjedhur në Serbi dhe ia ka shitur atë një shtetasi tjetër.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat