​Tre të lënduar në aksidentin në autostradën që lidh Veternikun me Fushë-Kosovën

Kronikë e zezë

​Tre të lënduar në aksidentin në autostradën që lidh Veternikun me Fushë-Kosovën

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 18:05
Foto nga takimi

Tre persona kanë marrë lëndime si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur sot në autostradën që lidh lagjen Veternik të Prishtinës me Fushë-Kosovën.

Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë në rajonin e Prishtinës, ka bërë të ditur për KP se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:25.

“Aksidenti ka ndodhur në autostradën në segmentin Veternik-Bresje. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë ai.

Njësitet policore relevante janë marrë me aksidentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat