E tmerrshme: Burri nga Kamenica sulmon me sëpatë familjarët

Kronikë e zezë

E tmerrshme: Burri nga Kamenica sulmon me sëpatë familjarët

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 12:24
Ilustrim

Një burrë është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht një grua dhe persona të tjerë me sëpatë, në Kamenicë.

Gruaja ka pranuar trajtim mjekësor, ndërkaq Policia ka konfiskuar sëpatën që ndërlidhet me rastin.

Policia e ka cilësuar rastin si dhunë në familje.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Kamenicë 21.08.2022 – 23:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare dhe disa persona tjerë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar një sëpatë e cila ndërlidhet me rastin. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat