​Operacioni Gropa, konfiskohen edhe 50 kg drogë në Ferizaj

Kronikë e zezë

​Operacioni Gropa, konfiskohen edhe 50 kg drogë në Ferizaj

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Operacioni Gropa i realizuar muaj më parë kishte vënë në pranga 15 persona, ishin konfiskuar 67.71 kg heroinë, ndërsa tani pas hetimeve intensive u zbuluan dhe konfiskuan edhe mbi 50 kg tjera heroinë.

Policia e Kosovës, drejtoria e antidrogës njësia e DHTN-Ferizaj, më datë 23.05.2022 kishte arrestuar 15 persona të dyshuar prej tyre 6 shtetas turq dhe 9 shtetas kosovarë, si dhe kishte konfiskuar 67.71 kg narkotikë të llojit heroinë.

Nga informacionet, hetimet dhe të gjitha veprimet e ndërmarra në teren, dyshohej se edhe mbi 50 kg substancë bazë e heroinës e papërpunuar fshihej nga të dyshuarit.

Lidhur me këtë, DHTN Ferizaj si rezultat i angazhimeve dhe analizimit të të gjitha të dhënave, përfshirë masat e fshehta dhe veprimet hetimore në terren, më 30.08.2022, ka vënë në zbatim planin taktik, i cili është realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Sipas planit operacional janë realizuar dy kontrolle në Doganaj të Ferizajt, kontrolli i parë është kryer në një depo – punëtori, objekt përcjellës i shtëpisë së të dyshuarit V. N, ku nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Ndërsa kontrolli i dytë është kryer në një shtëpi të pabanuar, e demoluar, ku gjatë kontrollit janë gjetur dy thasë najloni, në brendësi të të cilëve kishte thasë të letrës, të mbushur me substancë pluhur, ngjyrë kafe, e dyshuar për narkotikë të llojit Heroinë .

Thasët dhe substanca janë të ngjashëm me ato të konfiskuara më datë 23.05.2022.

Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori kompetent dhe Krim-teknika e regjionit Ferizaj, të cilët kanë bërë administrimin e provave, përfshirë nxjerrjen e gjurmëve të mundshme latente, ku pas marrjes së mostrave, testi fushor rezulton pozitiv në opiat, bazë e heroinës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat