Dërgohet me forcë në një vend të panjohur, rrihet dhe i merren para

Kronikë e zezë

Dërgohet me forcë në një vend të panjohur, rrihet dhe i merren para

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 08:53
Foto ilustrim

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi është rrahur nga tre të dyshuar të cilët e kanë futur në veturë dhe e kanë dërguar në një vend të panjohur.

Viktima ka raportuar se pasi e kanë rrahur i kanë marrë një shumë prej 327 eurove dhe pastaj e kanë liruar.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

Rasti i cili ka ndodhur në Ferizaj është në procedurë hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat