Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, një person i lënduar

Kronikë e zezë

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, një person i lënduar

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot mes tri veturave në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, ku ka mbetur një person i lënduar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 15:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident janë përfshirë tri vetura.

Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore po merren me aksidentin”, ka thënë Krasniqi.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat