Gruaja rreh burrin në Rahovec

Kronikë e zezë

Gruaja rreh burrin në Rahovec

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 08:28
Foto ilustrim

Një burrë ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga gruaja e tij në Rahovec.

Sipas policisë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe pastaj është intervistuar në prezencë të QPS-së. 

“Po ashtu është intervistuar edhe e dyshuara, e cila ka mohuar të ketë ushtuar dhunë ndaj bashkëshortit”, njofton policia në raportin e saj 24-orësh.

Viktima është strehuar tek vëllai i tij.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNË NË FAMILJE/Rahovec 24.09.2022-18:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se, është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare-bashkëshortja e tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe pastaj është intervistuar në prezencë të QPS-së. Po ashtu është intervistuar edhe e dyshuara, e cila ka mohuar të ketë ushtuar dhunë ndaj bashkëshortit. Viktima është strehuar tek familjari-vëllai i tij, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe mbrojtësi i viktimave dhe prokurori. Rasti në proces hetimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat