Policia Rajonale e Ferizajt vazhdon me aktivitetet e saja

Kronikë e zezë

Policia Rajonale e Ferizajt vazhdon me aktivitetet e saja

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 08:30
Foto ilustrim

Policia Rajonale e Ferizajt ka vazhduar me aktivitetet e saja, sipas planit operativ, realizimi i urdhëresave të Gjykatave Themelore.

Në kuadër të këtij aktiviteti, gjatë javës që shkoi nga data 19-25/Shtator/2022 janë realizuar 54 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat