​Arrestohet një i dyshuar pasi i kërkoi ortakut të biznesit t’ia kthente 15 mijë euro

Kronikë e zezë

​Arrestohet një i dyshuar pasi i kërkoi ortakut të biznesit t’ia kthente 15 mijë euro

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Një person është arrestuar dje në Prishtinë, pasi dyshohet se ditë më parë ka kanosur një qytetar se, duhet t’ia paguajë 15,000 euro.

Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari paratë i ka kërkuar pasi që kishin dështuar nga një biznes i përbashkët.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti është inicuar si detyrim.

“Prishtinë 18.05.2022 – 15:30. Me datë 27.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kanosur viktimën mashkull kosovar se duhet t’ia paguaj 15.000 (pesëmbëdhjetë mijë) €. I dyshuari parat i ka kërkuar pasi që kishin dështuar nga një biznes i përbashkët. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat