​Aktakuzë ndaj 6 personave për pjesëmarrje në grup kriminal të organizuar në Prishtinë

Kronikë e zezë

​Aktakuzë ndaj 6 personave për pjesëmarrje në grup kriminal të organizuar në Prishtinë

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë të pandehurve me iniciale B.I., Sh.I., M.I., U.Q., F.M dhe A.Z.

Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit me dashje dhe dijeni në mënyrë aktive kanë marrë pjesë në veprimtarinë kriminale të grupit të organizuar, të cilët me qëllim që vetit ti sjellin përfitime pasuror të kundërligjshme, janë marrë pa autorizim me prodhimin, përpunimin, blerjen, transportin dhe shitjen e narkotikëve të llojit- Marihuanë dhe Kokainë.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 30 shtator 2022 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special, kundër gjashtë të pandehurve me iniciale B.I., Sh.I., M.I., U.Q., F.M dhe A.Z.

Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit B.I., Sh.I., M.I., U.Q., F.M dhe A.Z. me dashje dhe dijeni në mënyrë aktive kanë marrë pjesë në veprimtarinë kriminale të grupit të organizuar, të cilët me qëllim që vetit ti sjellin përfitime pasuror të kundërligjshme, janë marrë pa autorizim me prodhimin, përpunimin, blerjen, transportin dhe shitjen e narkotikëve të llojit- Marihuanë dhe Kokainë.

Me këto veprime të pandehurit e lartcekur kanë kryer veprën penale ‘’Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’ nga neni 277 paragrafi 1 të KPRK-së lidhur me veprat penale ‘’Blerja posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’ nga neni 267 paragrafi 2 të KPRK-së dhe ‘’Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike’’ nga neni 268 paragrafi 1 të KPRK-së.

Ndërkaq, i pandehuri B.I. ka pasur në pronësi dhe posedim pa autorizim, në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm për armët-Ligji nr. 05/L-022, neni 3 paragrafi 2, armë dhe municion të cilat janë gjetur me rastin e zbatimit të Urdhër kontrollit të Gjykatës dhe janë sekuestruar nga Policia e Kosovës.

Me këto veprime i pandehuri B.I., ka kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat