Dy persona e mbushin veturën naftë me 100-she false në Prishtinë

Kronikë e zezë

Dy persona e mbushin veturën naftë me 100-she false në Prishtinë

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 10:01
Ilustrim

Një rast i falsifikimit të parasë është hapur mbrëmë në Polici në Prishtinë.

Ankuesi mashkull kosovar, punëtor në pikë të derivateve të naftës, ka informuar se ishin kryer pagesa nga persona të panjohur me dy kartëmonedha me vlera 100 euro, të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara.

Kartëmonedhat janë konfiskuar nga njësia e krim-teknikës.

Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat