Tentohet të vritet një shqiptar në Graçanicë

Kronikë e zezë

Tentohet të vritet një shqiptar në Graçanicë

Nga: H.O. Më: 3 tetor 2022 Në ora: 08:58
Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se në një lokal diskotekë është tentuar të vritet një qytetar.

Viktima është plagosur me armë zjarri, ndërsa thuhet në raport se është dërguar për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Ende nuk ka të arrestuar.

Raporti i plotë:    

Graçanicë 01.10.2022 - 22:50. Raportohet se në rrethana të panjohura, në një hapësirë para një lokali-diskotekë, është plagosur me armë zjarri viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor dhe i njëjti sipas raportit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë. Nuk raportohet për te arrestuar. Rasti nën hetime

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat