Ndalohet një person në Veternik, i sekuestrohet një armë zjarri dhe stoli ari

Kronikë e zezë

Ndalohet një person në Veternik, i sekuestrohet një armë zjarri dhe stoli ari

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 10:40
Sendet e sekuestruara

Mbrëmë rreth orës 21:00 në lagjen Veternik në Prishtinë, policia ka ndaluar veturën e tipit “Mercedes”, ku më pas për në stacionin policor është shoqëruar V.K., 38-vjeç.

Pas një kontrolli të detajuar ka arritur të gjejë dhe të sekuestrojë: “Një revole të tipit SigSauer, e kalibrit 9 mm, pesëdhjetepesë (55) copë fishek të kalibrit 9 mm, tre (3) karikator, si dhe një sasi të konsiderueshme të stolive që dyshohet të jenë ari”.

I dyshuari V. K, mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.

Image
Sendet e sekuestruara

“Në vendin e ngjarjes policia ka ftuar edhe zyrtarët doganor për të trajtuar rrethanat që ndërlidhen me stolitë e dyshuara si të kontrabanduara”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat