​Arrestohet një shtetas serb në Hungari i akuzuar për vrasjen e 33 shqiptarëve të Kosovës para 23 viteve

Kronikë

​Arrestohet një shtetas serb në Hungari i akuzuar për vrasjen e 33 shqiptarëve të Kosovës para 23 viteve

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

Në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, është arrestuar një shtetas serb i cili akuzohet për vrasjen e 33 kosovarëve 23 vite më parë në zonën Kristal në Pejë të Kosovës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Prokuroria e përgjithshme e Budapestit për agjencinë e lajmeve hungareze (MTI), thuhet se i akuzuari është arrestuar mbi urdhër-arrestin ndërkombëtar të lëshuar nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Urdhër-arresti është lëshuar shtatorin e kaluar për shkak të krimeve të luftës të kryera kundër popullatës civile, thuhet në deklaratën ku informohet se i dyshuari dhe dy shokët e tij akuzohen për përfshirje dhe ndihmë në sulmin e vitit 1999 që ka rezultuar me vdekjen e 33 civilëve në zonën Kristal në Pejë të Kosovës.

Më tej në deklaratë bëhet e ditur se gjykata hungareze, do të shqyrtojë procesin e ekstradimit të të dyshuarit dhe se Prokuroria nëpërmjet Ministrisë hungareze të Drejtësisë do të kalojë në kontakt me autoritetet gjyqësore të Kosovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat