Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Prishtinë-Prizren.
Ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes.
Në fotot e siguruara nga gazeta “Bota sot” prej vendit të ngjarjes shihet një veturë, e cila është dëmtuar rëndë si pasojë e përplasjes me mbrojtëset anësore të rrugës.
Burimet tona thonë se nga aksidenti nuk ka persona të vdekur, kurse të lënduar po.