Nga QKUK flasin për gjendjen e 26-vjeçares që u lëndua në aksidentin tragjik afër Komoranit

Kronikë

Nga QKUK flasin për gjendjen e 26-vjeçares që u lëndua në aksidentin tragjik afër Komoranit

Më: 24 tetor 2022 Në ora: 21:41
Pamje nga aksidenti

Sot në orën 17:00 një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Komoran-Caralevë, ku dy persona kanë vdekur dhe një tjetër është lënduar.

Personi që është lënduar në këtë aksident është e gjinisë femërore, rreth 26-vjeçare.

Për gjendjen e saj shëndetësore ka folur mjeku kujdestar në Emergjencën e QKUK-së, Ejup Govori.

Ai tha se 26-vjeçarja është në gjendje stabile dhe se nuk ka ndonjë lëndim të rëndë.

“Bëhet fjalë për një grua 26-vjeçare. Ajo është në gjendje stabile, nuk ka lëndime të rënda trupore, veçse disa gërvishje”, tha Govori.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat