Automjeti shkel për vdekje 61-vjeçaren në Prizren

Kronikë e zezë

Automjeti shkel për vdekje 61-vjeçaren në Prizren

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 10:15
Ilustrim

Një grua 61-vjeçare, në cilësinë e këmbësores, është shkelur për vdekje nga një automjet sot rreth orës 05:30 në rrugën “Ismail Kryeziu” në lagjen “Arbana” të Prizrenit.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në afërsi të një pompë të karburanteve.

“Viktima me autoambulancë ishte sjell në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren mirëpo mjekët kanë thënë se e njëjta kishte arritur  pa shenja jete”, ka njoftuar policia.

Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë është përcjell për autopsi ndërsa ngasësi i automjetit është arrestuar dhe ndaluar për procedura të mëtejme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat