Arrestohen tre persona për “Fajde”, “Kanosje” dhe “Detyrim”

Kronikë

Arrestohen tre persona për “Fajde”, “Kanosje” dhe “Detyrim”

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 13:44
Ilustrim

Tre persona të dyshuar janë arrestuar dje në Prizren për tri vepra penale “Fajde”, “Kanosje” dhe “Detyrim”.

Policia sot ka informuar se arrestimi i të dyshuarave është bërë pas aplikimit të masave të fshehta teknike të përgjimit dhe të vëzhgimit.

“Pas një pune intensive operative- hetimore , zyrtaret policor te Sektori i Hetimeve Rajonale te Prizrenit nen mbështetje edhe te njësive tjera policore ,me date 22.11.2022 rreth orës 18:30 kane lokalizuar vendqëndrimin e tyre dhe kane arrestuar te dyshuarit A.H. ( 43 vjeç ) ,A.R. ( 34 vjeç ) dhe E.M.( 37 vjeç) për shkak te ekzistimit te dyshimit te arsyeshëm për kryerje te veprave penale te “ FAJDE”,” KANOSJA”, dhe “ DETYRIMI”.Me urdhër verbal te Prokuror i Shtetit dhe ne prezence te avokat mbrojtës ,është kryer edhe kontroll ne objektet e banimit te personave te dyshuar me ç ‘rast janë sekuestruar dëshmi –dokumente relevante qe mbështesin dyshimet për përfshirjen e tyre ne kryerje te këtyre veprave penale.”, ka informuar Policia.

Me aktvendim me shkrim të Prokurorit të Shtetit, tre të dyshuarave u është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat