Dalin detaje të reja nga krimi i rëndë në Prishtinë: Burri mbyti gruan me sëpatë, 63-vjeçarja punonte në shkollë

Kronikë e zezë

Dalin detaje të reja nga krimi i rëndë në Prishtinë: Burri mbyti gruan me sëpatë, 63-vjeçarja punonte në shkollë

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 10:03 Përditësuar në ora: 10:58 më 25.11.2022
Izet Godeni dyshohet se e mbyti me sëpatë gruan e tij Sadije Godenin.

Publikohen fotografitë e çiftit: Ky dyshohet të jetë burri që e vrau gruan me sëpatë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në Prishtinë, ku një burrë dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij.

Izet Godeni dyshohet se e mbyti me sëpatë gruan e tij Sadije Godenin.

Burri raportohet se është 70 vjeçar, ndërsa viktima gruaja e tij 63 vjeçe.

Këto janë fotografitë e çiftit që po qarkullojnë në media.

Vrasja dyshohet të ketë ndodhur në shtëpinë e tyre.

I dyshuari është dorëzuar në Polici.

Njësitë policore bashkë me ekipin mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur në trupin e viktimës, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Kjo është gruaja që u vra nga burri sot në Prishtinë - 63 vjeçarja ishte arsimtare

Sadije Miftari-Godeni po dyshohet se është vra nga bashkëshorti i saj Izet Godeni sot në orët e hershme të mëngjesit.

Media ka mësuar se çifti kanë edhe dy fëmijë. Viktima ka qenë edhe arsimtare e gjeografisë në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë.

Vrasje dyshohet se ka ndodhur në orët e mëngjesit, teksa është konfirmuar se dorasi është vetdorëzuar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Dërgohet në mbajtje një person i dyshuar për vrasje të rëndë. Sot rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë në një shtëpi në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë. Bazuar në hetimin preliminar si dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar vrasje e rëndë. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person i dyshuar: I. G, mashkull 70 vjeç. Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit, është intervistuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës, femër 63 vjeç, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Borovci.

Burimet thonë se personi që vrau gruan e tij është Izet Godeni, 70 vjeç.

Vrasja në Prishtinë, identifikohet i dyshuari kreu krimin e rëndë ndaj gruas së tij

Izet Godeni, 70-vjeçar, është i dyshuari për rastin e vrasjes së bashkëshortes së tij 63-vjeçare në Prishtinë të premten.

Siç shkruan media, i dyshuari Izet Godeni është dorëzuar në Stacionin e Policisë në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka thënë se rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë”.

“Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person i dyshuar: I. G, mashkull 70 vjeç. Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit, është intervistuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit”, ka thënë sot Policia e Kosovës.

Trupi i pajetë i viktimës, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

70-vjeçari dyshohet se e vrau gruan me sëpatë, Prokuroria jep detaje dhe zbulon vendin ku ndodhi krimi

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dalë me komunikatë për vrasjen e rëndë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku një 70-vjeçar me inicialet I.G dyshohet se ka vrarë gruan e tij 63-vjeçare.

Sipas Prokurorisë, vrasja dyshohet se është kryer me sëpatë.

“Sot, rreth orës 04:40, në Stacionin Policor Qendra, është paraqitur personi i lartcekur, i cili dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G. (1959), me një mjet të mprehtë (sëpatë), në shtëpinë e tyre, në Rr. “Mark Isaku” në Prishtinë. Prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, bashkë me njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast kanë ndërmarrë veprimet hetimore, si dhe në vendin e ngjarjes është sekuestruar sëpata me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale, ndërsa me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion trupi i pa jetë”, thuhet në komunikatë.

Sipas Prokurorisë, motivi i vrasjes s’dihet ende. Prokuroria ka thënë se do të ushtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

“Aktualisht, nga hetimet fillestare nuk dihet motivi i kryerjes së këtij akti, derisa Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, si dhe në koordinim me policinë do të vazhdojë ndërmarrja e veprimeve hetimore për t’i sqaruar në plotëni rrethanat e këtij rasti”, thuhet në komunikatë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Dërgohet në mbajtje një person i dyshuar për vrasje të rëndë. Sot rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë në një shtëpi në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë. Bazuar në hetimin preliminar si dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar vrasje e rëndë. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person i dyshuar: I. G, mashkull 70 vjeç. Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit, është intervistuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës, femër 63 vjeç, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Borovci.

Komunikata e plotë e Prokurorisë:

Prishtinë, 25 nëntor 2022– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar personi me inicialet I.G. (1952) për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, sipas KPRK-së.

Sot, rreth orës 04:40, në Stacionin Policor Qendra, është paraqitur personi i lartcekur, i cili dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G. (1959), me një mjet të mprehtë (sëpatë), në shtëpinë e tyre, në Rr. “Mark Isaku” në Prishtinë.

Prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, bashkë me njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast kanë ndërmarrë veprimet hetimore, si dhe në vendin e ngjarjes është sekuestruar sëpata me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale, ndërsa me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion trupi i pa jetë.

Aktualisht, nga hetimet fillestare nuk dihet motivi i kryerjes së këtij akti, derisa Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, si dhe në koordinim me policinë do të vazhdojë ndërmarrja e veprimeve hetimore për t’i sqaruar në plotëni rrethanat e këtij rasti.

Ky është 70-vjeçari që dyshohet se vrau gruan e tij 63-vjeçare, u vetëdorëzua në Polici

Një vrasje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën “Mark Isaku”, në Prishtinë, ku një 70-vjeçar me inicialet I.G, dyshohet se ka vrarë gruan e tij 63-vjeçare.

I njëjti më pas është vetëdorëzuar në Polici.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Dërgohet në mbajtje një person i dyshuar për vrasje të rëndë. Sot rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë në një shtëpi në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë. Bazuar në hetimin preliminar si dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar vrasje e rëndë. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person i dyshuar: I. G, mashkull 70 vjeç. Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit, është intervistuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës, femër 63 vjeç, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Borovci.

Mësohet mosha e gruas që u vra me sëpatë nga bashkëshorti sot në Prishtinë

Një vrasje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Prishtinë.

Një burrë dyshohet të ketë mbytur gruan e tij më sëpatë, merr vesh Front Online nga burime të sigurta brenda Policisë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Mark Isaku në kryeqytet. Akoma nuk dihet motivi.

Media mëson nga burimet e veta se viktima është e lindur në vitin 1959 ndërsa bashkëshorti që dyshohet ta ketë kryer vrasjen 1952.

Vrasje e rëndë në Prishtinë, burri mbyt gruan me sëpatë

Një vrasje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Prishtinë.

Një burrë dyshohet të ketë mbytur gruan e tij më sëpatë, merr vesh media nga burime të sigurta brenda Policisë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Mark Isaku në kryeqytet.

Akoma nuk dihet motivi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat